Aktori i njohur për publikun e Tring Serkay Tütüncü, i cili na kujton portretizimin e personazheve të ndryshme në seriale të shumt, flitet se së fundmi po përjeton shkëndijat e para të një romance me këngëtaren e muzikës pop, mjaft e njohur për publikun vendas Zeynep Bastık. E njohur për performancat e saj energjike dhe këngët hit të momentit në Turqi, lidhja Bastık me aktorin e suksesshëm ka krijuar shumë zhurmë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike në show bizin vendas. Pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me ish të dashurin e saj në një deklaratë ajo ishte shprehur se marrëdhëniet fillojnë dhe mbarojnë por kjo nuk të ndalë asnjërin nga dy palët të vazhdojë së jetuari. Vetëm pak kohë më vonë doli në pah lajmi se ajo ishte afruar shumë me aktorin e famshëm. Ata madje ditët e fundit janë fotografuar krah për krah njëri-tjetrit në shfaqjen ‘Chaplin’. Edhe pse nuk është bërë ende nga palët një konfirmim zyrtar për këtë lidhje të re dashurie, lajmi gjithashtu nuk është mohuar nga asnjëri prej tyre dhe duket se është pritur me qetësi në heshtje.