Një peticion që këngët e Dua Lipës të ndalohen në Izrael

Showbiz

Një peticion online po nënshkruhet në Izrael për të ndaluar transmetimin e këngëve të Dua Lipas në radiostacionet “Army Radio” dhe “Galgalatz” sepse kjo e fundit ka bërë para ca ditësh një postim në Isntagram anit-izraelit.

Deri tani peticionin e kanë nënshkruar mbi 3000 njerëz. Në postimin e saj këngëtarja me origjinë shqiptare shkruan mes të tjerash se ushtarët e IDF-së qëllojnë mbi fëmijët.

Sipas gazetës “Jeruzalem Post” organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

Në postimin e saj 23-vjeçarja dënoi keqtrajtimin dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite.