Jay Z dhe Beyonce u goditën së fundmi nga problemet dhe thashethemet. Madje vet Jay Z e pranoi se kishte tradhtuar Beyoncen. Megjithatë, problemet nuk mbarojnë këtu. Së fundmi, ata po akuzohen për mospagesën e punimeve në shtëpinë e tyre.
Një kompani inxhinierike që ka punuar për të famshmit Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po padit firmën që i ka kontraktuar ata. Kompania e quajtur Qwest Engeneering ka përgatitur dokumentet e padisë kundrejt një firme të madhe siç është Dean McKillen dhe Cuesta Estate, pasi ata nuk kanë marrë pagesën prej 200,000 dollarësh për punimet e kryera ne vilën e çiftit të famshëm.
Theksohet nga TMZ se Beyonce e Jay Z e kishin blerë vilën për 88 milionë dollarë. Në këtë projekt Qwest thotë se ka punuar për gjashtë javë në 2000 metra katrorë hapësirë, ndërsa nuk është paguar tërësisht për punët e bëra dhe tani kërkon dëmshpërblim nga kompanitë kontraktuese për 1.8 milionë dollarë.