Burcu Birixhik e cila ka fituar famë dhe sukses me talentin dhe bukurinë e saj në filma dhe shumë seriale, ku ndër personazhet e interpretuara prej saj, kujtojmë Kubran në serialin “Krenari dhe Respekt”.
Duket se ajo e ka shijuar shëtitjen e saj nëpër dyqane për një arsye të veçantë. Aktorja e njohur ishte në kërkim të një dhurate të veçantë për vjehrrën e saj! Birixhik e shoqëruar nga bashkëshorti, fotografi Emre Jetkin, janë kapur nga kamerat duke bërë blerje dhe kanë ngadalësuar hapin për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Aktorja ka deklaruar se ndodhej aty me një qëllim, ajo ishte në kërkim të një dhurate speciale për ditëlindjen e vjehrrës së saj. Birixhik u shpreh se ndihej me fat për raportin e veçantë që gëzonte me nënën e bashkëshortit. Aktorja e cila ende e ndjente shijen e suksesit të projektit të transmetuar në platformë digjitale, tha se po mendonte për pushimet dhe tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin bërë zgjedhjen e tyre, për t’u larguar jashtë vendit këtë verë.