Arjon Muça është lakuar shpesh në media për historitë e tij të dashurisë. Përveç lidhjes me Viola Spiron, ai nuk ka preferuar të bëjë më publike se çfarë ndodh në jetën e tij private. Si duket, ndarja me të, e ka bërë të kuptojë që disa gjëra është më mirë t’i mbash larg syve të të tjerve.
Pas shumë kohësh, Arjoni më në fund është dorëzuar. Ai ka postuar një foto duke puthur një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Edhe në foto, nuk arrihet të dallohet qartë fytyra e saj, pasi imazhi është pak i turbullt. Megjithatë, Arjoni e hodhi hapin e parë kështu që presim së shpejti të bëjë zyrtarisht publike të dashurën e re.