Një nga këngët tona më të dashura, paska qënë histori personale e këngëtares!

Showbiz

ikonomi
Shumë këngë pavarësisht se “shiten” si projekt muzikor, mbajnë në brendësi përjetime personale të krijuesve të tyre. E tillë është dhe kënga “Piano e vjetër” e Mariza Ikonomit. Ajo ka rrëfyer së fundmi, se frymëzimin për të krijuar këtë këngë e ka marrë nga një debat që pati me ish të dashurin.

“Isha me ish të dashurin tim, u grindëm shumë keq. Ishim me nerva dhe nuk po i flisnim njëri tjetrit. Pranë kisha një piano, u ula dhe fillova të nxirrja gjithë zemërimin tim aty. Në një moment, vura re se kisha krijuar një melodi që më pëlqeu shumë. Fillova të zemërohesha akoma më shumë, pasi për faj të nervave që kisha nuk po mbaja dot mend se çfarë kisha luajtur. Për fat të mirë, personi që kisha në krahë e kishte regjistruar të gjithën në celular. Kjo ishte një nga gjërat që na bëri të pajtoheshim prapë.”