Bella Hadid është një nga fytyrat më të njohura të botës së modelingut pavarësisht se është vetëm 21-vjeç. Ambasadorja e “Dior” së fundmi në një intervistë për Cosmopolitan.com shprehet se nuk ndihej mirë me paraqitjen e saj. Në adoleshencë pesha trupore dhe forma e vetullave i jepte shumë pasiguri brenda vetes.
“Mendoja se kisha shumë pasiguri në paraqitje.Problemi ishte tek vetullat e mia, tek pesha, pavarësisht se nuk e dija se duhet të bëja diçka që ato të dukeshin sa më mirë. Isha pak e shëndoshë në moshën 15-vjeçare dhe kisha shumë tipare në fytyrë të cilat nuk po zhvilloheshin. Fakt ky me të cilin u mësova me kalimin e kohës”, shprehet super modelja 21-vjeçare.