Fiks një muaj më parë, Linda Halimi dhe partneri i saj Big D, u bënë prindër për herë të parë. Gjatë kësaj kohe, Linda ka qenë aktive në ‘Instagram’ duke publikuar foto nga momentet që kalon pranë vajzës së saj, por ende nuk e kishim parë transformimin pas shtatzanisë. Mesa duket, këngëtarja nuk ka humbur kohë për t’u kthyer në formën e saj të mëparshme, pasi në foton që ka publikuar ditën e sotme, duket më mirë se kurrë dhe me barkun e sheshtë.
“Ju kam munguar?”, shkruan Linda, duke pozuar në një fustan të zi mbas trupit. Postimi ka marrë dhe shumë komente nga fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen. Kujtojmë se pak kohë më parë, Linda zbuloi se sekreti i saj ishte regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe shumë aktivitet fizik.