Një muaj më parë Khloe Kardashian solli në jetë vajzën e saj nga bashkëjetesa me basketbollistin Tristian Thompson. Vogëlushen e quajti True dhe së bashku me partnerin e saj, pas lindjes kanë vendosur të largohen nga familja e madhe Kardashian, për të jetuar larg zhurmës së Los Angelos. Para se të bëhej nënë, ylli i Kardashianëve, binte tepër në sy për format fizike, trupin e gjatë, belin e hollë dhe vithet e përkryera. Duket se ajo ia ka dalë përsëri të rikthejë trupin e dikurshëm.
Në foton e publikuar së fundmi, Khloe ka treguar sërish belin e hollë për të treguar se kilet e tepërta të shtatzënisë i ka larguar si me magji. Me siguri ka një sekret që fshihet pas tyre, megjithatë ajo është një shembull i mirë për të treguar se lindja nuk të pengon të kesh forma të përkryera.