Të jesh e dobët jo gjithmonë është dhuratë nga natyra. Në shumë raste duhet të kufizohemi në ushqim dhe të privohemi nga gjërat që na pëlqejnë. Kështu duket se ndodhë edhe me Kylie Jenner e cila nuk mund të hajë çfarë të dojë, madje edhe kur e dëshiron një gjë të tillë nëna e vet nuk e lejon.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Kylie i thotë nënës së saj Kriss Jenner se ka uri dhe ajo që ishte planifikuar për atë vakt nuk e ngop.“Mami, jam shumë e uritur, kjo gjëja e vogël nuk më ngop, kam nevojë për një vakt të vërtetë. Në plan kisha pak patate dhe guakemola”- dëgjohet ti thotë nën zë Kylie nënës së saj.
Por duket se ajo që e frenon dhe kujdeset për dukjen e së bijës është pikërisht nëna e saj e cila ka thënë : “Çfarë ke? epo nuk mund të hash tani”. Ndërkohë që mikesha e Kylie ka thënë: “Në qoftë se Kylie nuk do të hante gjithë ditën, ajo nuk është Kylie, ajo është një monstër”.