Një MISS si Suada: Zbuloni sekretet e bukurisë së saj!

Showbiz

suada

Suada Sherifi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Edhe pse nënë e një vajze, ish-miss-i gjithmonë ka ditur të kujdeset për trupin e saj dhe të shfaqet në formë të shkëlqyer. Nëse jeni bërë kuriozë të dini se si ja ka dalë, Suada ju jep përgjigjen me vetëm disa postime në ‘Instagram’.

suada 2

Përpos aktiviteteve fizike dhe ushtrimeve të sportit të saj të preferuar, basketbollit, Suada ka treguar se një mëngjes i shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm për trupin. Ish-miss-i e nis ditën duke konsumuar kolagjen si fillim, një produkt të cilit mund t’i besosh rininë e përjetshme. Më pas e vazhdon me një smoothie që ka në përbërje, qumësht, banane dhe mjaltë.

suada 3

Sigurisht që nuk mund të mungonte një fetë bukë me pak gjalpë, disa kokrra arra dhe bajame.Ushqimi i shëndetshëm është një zgjedhje e duhur. Kur e thotë edhe Suada duhet ta besoni edhe më shumë.

suada4

Lexoni gjithashtu:Jonida Maliqi fotografohet topless?