Kasti i serialit “Molla e Ndaluar”, transmetimi i të cilit vazhdon në ekranin e Vizion Plus me sezonin e tij të ri, është përfolur gjithmonë për kiminë e mirë mes njëri-tjetrit në sheshxhirim e gjithashtu energjinë pozitive, kohën atgëtuese e komunikimin miqësor e dashamirës edhe larg tij! Şevval Sam dhe Eda Ece të cilat interpretojnë në role protagoniste Enderin dhe Jëlldëzin janë parë sërish të lumtura duke shijuar boisedat e tyre jashtë sheshxhirimit.
Publiku, me siguri i admiron këto dy aktore të cilat me miqësinë së tyre kanë bërë xheloz edhe kolegët. Aktorja dhe këngëtarja Sam kohë më parë ishte shprehur se donte të largohej nga seriali për t’u përkushtuar ndaj punëve skenike dhe se nuk donte të plakej aty pasi i kishte dedikuar shumë energji dhe kohë personazhit të Enderit saqë ndihej sikur jetonte jetën e saj, por gjithashtu ajo ishte e para që njoftoi se do të vazhdojë të shfaqet ende në serial, gjatë sezonit të ardhshëm.
Këto dy aktore u bënë dy emrat që përforcuan më shumë miqësinë e tyre në sheshxhirimin e serialit “Molla e Ndaluar” dhe që prej fillimit janë shpesh në vëmendjen e publikut.