Pas dy tërmeteve të mëdha që prekën 10 provinca në Turqi përpjekjet për ndihmë vazhdojnë! Ebru Şahin ishte pjesë e vargut të aktorëve të cilët nuk i braktisën të prekurit nga tërmeti. Aktorja ju bashkua punës vullnetare për të qenë sa më pranë të prekurve nga tërmeti duke ofruar ndihmën e saj.
Në një konferencë për shtyp ku shprehën keqardhjen e tyre shumë artistë të njohur, ndër ta edhe shumë aktorë të famshëm, ylli i ‘Rejan’, u shpreh se nuk mundej t’i gjente fjalët e duhura për të shprehur se sa keq ndihej nga situata dhe gjurmët që tërmetet lanë pas.
“Po jetojmë pasojat dhe dhimbjen e e një katastrofe të madhe. Kjo nuk është e lehtë për askënd. Ajo që na nevojitet të gjithëve në këto momente është forcë dhe të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh mes të tjerash ajo, gjatë fjalës së saj sa ngushëlluese po aq edhe ftuese për të mos i ndalur ndihmat .