Dj Sardi është ndër emrat më të suksesshëm të Dj-ve në Shqipëri. Përtej muzikës, ai është edhe shumë i adhuruar nga femrat për pamjen, por jetën personale e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me jetën familjare.Dj Sardi publikon shumë rrallë foto krah familjarëve, por sot ka zbuluar një detaj shumë interesant në mënyrë shumë argëtuese.
Ai ka publikuar disa video në ‘Instastory’ qendra e të cilave është babai i tij. Për ata që nuk e dinë, i ati i Sardit është Flamur Shehu, një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë. Në videon në fjalë ai shfaqet duke i rënë pianos, ndërsa i biri xhiron momentet teksa e korigjon për mënyrën si luan. Sigurisht gjithçka bëhet në kuadrin e shakasë, por këto pak minuta të shkëputura nga mbrëmja e tyre si bab e bir nuk duhen humbur.