Një martesë e afërt për protagonisten e ‘Lot në Detin e Zi’?/ Askush nuk e dinte se …

Showbiz

İrem Helvacıoğlu, aktorja e cila i jep jetë Nefes, protagonistes së serialit “Lot në detin e Zi”, të aktualisht e ndiqni në 3 Plus çdo mbrëmje, ka habitur me deklaratën e saj të fundit, teksa ka rrëfyer se ajo dhe Yollaç Ozcan i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë pa zhurmë, por tani ishin rikthyer sërish si më parë në krahët e njëri-tjetrit.Gjithçka ka ndodhur pa rënë në sy pasi dyshja ishte munduar ta fshihte nga vëmendja mediatike krizën në lidhjen e tyre të dashurisë e cila mori jetë që nga fillimi i këtij viti.

Çifti i cili duket se po shijonte ëmbëlsinë e pajtimit pas një ‘ngrindje të dashuruarish’, rrëfyen se e shkrinë akullin mes tyre, ndërsa konfirmuan që brenda vetes as vetë ata nuk e kishin besuar se kjo ndarje do të ishte përfundmitare.“Ne vendosëm t’i kapërcejmë pengesat në të cilat hasëm dhe i dhamë njëri-tjetrit dhe vetes një mundësi tjetër” ishin fjalët e  aktores gjatë intervistës së fundit.

Pasi gazetari përmendi se një ndarje dhe rikthim i ngjashëm ishte parë edhe më herët mes aktores Demet Özdemir dhe këngëtarit Oğuzhan Koç, pyetjes nëse edhe me ta ishte duke ndodhur e njëjta gjë, Ozcan iu përgjigj me fjalët: “Ju po më pyesni nëse kam një plan propozoni pas këtij pajtimi?!Gjithmonë mund të ketë surpriza në këtë rrugë, nuk i dihet”! Kjo deklaratë e papritur e biznesmenit ka ngjallur dyshime se ndoshta këtë herë aktorja po i afrohet vërtetë altarit.