Bebe Rexha është padyshim një nga këngëtaret shqiptare më të pëlqyera sot në botë. Ajo u bë shumë e famshme me këngën e saj “I got you” e cila kapi shifrën e 75 milionë klikimeve në YouTube.
Së fundmi, Rexha ka ndarë me fansat e saj në Instagram një fotografi ku tregohet se ajo është pjesë e të famshmes “TMRV”. “TMRV” është një revistë në formë libri e cila ka në fokus promovimin e kulturës dhe muzikës. Në numrin e saj të 17-të, drejtuesit e kësaj reviste kanë zgjedhur pikërisht këngëtaren shqiptare Bebe Rexha.
Siç ka njoftuar edhe “TMRV” në faqen e saj zyrtare, sasia e këtij numri të revistës është e limituar.