Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe këtë e ka treguar suksesi që ai ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij. Njerëzit kanë zgjedhur gjithmonë t’i shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre me anë të këngëve dhe teksteve që ai ka sjellë ndër vite.
Dashuria për zërin e këngëtarit duket se është aq e madhe sa një fanse ka realizuar një tatuazh i cili kishte valët e zërit të Florit teksa këndonte ‘cover-in’, e këngës ‘Të dua’ nga Aurela Gaçe. Këtë e ka treguar vetë ai duke e publikuar në ‘Instagram’.“Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup”, ka shkruar Flori bashkangjitur me foton e tatuazhit. Mesa duket ky veprim e ka surprizuar Mumajesin dhe e ka bërë të kuptojë edhe një herë se sa shumë e duan fansat zërin e tij.