Një histori dashurie si në filma; Eva Murati tregon marrëdhënien me djalin e Jozefina Topallit

Showbiz

eva2

” I keni parasysh ata filmat me tematikë mbrëmje mature, kur djali me një trëndafil në dorë troket në derën e vajzës dhe aty del babai i saj, i cili i thotë të ketë kujdes dhe ta kthejë vajzën në shtëpi herët, ndryshe do të ketë të bëjë me të? Takimi i Genarit me babanë e Evës duket sikur është shkëputur pikërisht nga këta filma. “Ishte balloja e fundvitit dhe Genari erdhi të më merrte në shtëpi. Kështu është njohur personalisht babai im me të. Unë jam takuar që në fillimet e lidhjes sonë me familjen e tij dhe ka qenë një takim shumë I ngrohtë. Veçanërisht mamaja e tij ma ka bërë shumë të lehtë”. Genari është djali i ish-Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli. Etiketimi “nusja e Jozefinës” ka qenë kryeartikulli edhe kur shkruhej për arritjet profesionale të Evës. “Mua nuk më pëlqen të jem nën hijen e askujt, dua të bëj rrugën dhe emrin tim. Unë u dashurova me Genarin, jo me aureolën që shpërndante ai si djali i Jozefinës, më rrahu zemra që në çastin e parë që e pashë. Ishte një djalë që më pëlqeu për pamjen, buzëqeshjen e tij të përsosur dhe për natyrën e tij këmbëngulëse. Ne kemi ndier dashurinë e vërtetë. Sido që të shkojnë gjërat në të ardhmen, do të jemi gjithmonë pjesë e njëri-tjetrit, sepse u rritëm së bashku dhe jemi të lumtur kështu.”

Burimi: Living