Një histori dashurie si në filma; Eva Murati tregon marrëdhënien me djalin e Jozefina Topallit

Showbiz

eva1

Në Golem, u shoqëruam një javë bashkë. Pastaj, pushimet mbaruan dhe unë e familja ime u kthyem në Tiranë. Ndërkohë, kishim shkëmbyer numrat e telefonit. Ai më telefonoi dhe filluam të takoheshim e ta njihnim më mirë njëri-tjetrin. Kuptuam se ajo që nisi si një flirt vere, ishte shumë më tepër se aq: ishim të dashuruar! Unë mendoj se dashuria e vërtetë mund të përjetohet vetëm në atë moshë, sepse nuk sheh asnjë lloj interesi, nuk bën llogari nëse është i duhuri, a do ta pëlqejë familja ime, e një mijë e një pyetje të tjera. Në atë moshë, ti do të marrësh lumturinë që të jep personi tjetër dhe asgjë më shumë. Që në fillimet e lidhjes sonë, por edhe sot, na pëlqen të ecim të kapur për dore, të këndojmë, të themi diçka që as e kishim menduar se do ta thoshim ndonjëherë. Kështu e konceptoj unë dashurinë. Nëse ka diçka që dua ta trashëgoj nga prindërit e mi, ajo është mënyra e tyre e prindërimit. Ata më kanë ndihmuar të jem e hapur e t’u tregoj gjithçka për lidhjen time dhe takimi i Genarit me ta erdhi shumë natyrshëm, po aq sa edhe takimi im me familjen e tij.