Një histori dashurie si në filma; Eva Murati tregon marrëdhënien me djalin e Jozefina Topallit

Showbiz

evamuratii

Nga Brunilda Lahe, Fotografia Armand Habazaj

Historia e saj e dashurisë me Genarin është shkruar si një skenar Hollivudi. Ata janë njohur gjatë pushimeve të verës. Pranë shtëpisë së familjes së saj në bregdetin e Golemit, ishte një lokal ku Genari kishte shkuar me miqtë e tij. Aty u pane për herë të parë dhe që atëherë nuk janë ndarë më nga njëritjetri. “Unë sapo kisha përf u n d u a r klasën e 9-të dhe do të shkoja në shkollën e mesme ‘Petro Nini Luarasi’. Duke qenë se kisha studiuar në kolegj, kisha shumë frikë se do të paragjykohesha në një shkollë publike dhe do të mbetesha vetëm, pa shokë. Imagjinoja veten me libra në duar, vetëm, dhe që askush nuk donte të shoqërohej me mua. Në atë çast, e kisha vërtet të nevojshme të krijoja miqësi të reja. Pranë shtëpisë sime erdhën dy shoqe që vazhdonin shkollën te ‘Petro Nini’. Iu bashkova menjëherë atyre dhe grupit të shokëve e shoqeve të tyre, që bëheshin rreth 10 veta. Aty u njoha dhe me Genarin. Edhe pse u takova me njerëz të rinj, më pëlqeu menjëherë ai dhe, me sa duket, duhet të kem buzëqeshur pak më shumë kur jam përshëndetur me të (sipas tij). Pati menjëherë një tërheqje mes nesh dhe këtë e pohojmë të dy. Atë ditë nuk i mbajta mend as emrin dhe i drejtohesha me “hej”, por pavarësisht nga kjo, duhet të më ketë ngjallur emocione të forta, sepse kujtoj gjithçka nga ajo ditë….