Një hap larg divorcit, ç’po ndodh realisht me martesën e Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen?

Showbiz

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë ndër çiftet më të dashur e të përfolur të showbizit turk, e falë roleve të tyre në seriale të ndryshme kanë fituar gjithashtu simpatinë e publikut shqiptar. Historia e tyre e dashurisë lindi në sheshxhirimet e serialit të suksesshëm “Lovebird-Trumcaku”, që keni patur mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në ekranit e TRING, për t’u kurorëzuar më pas në një dasmë madhështore për të cilën u fol gjatë, e ndërsa sot ata janë prindër të një djali.

Por duket se gjërat në jetën personale nuk po shkojnë mirë dhe në shtypin turk po aludohet për një ndarje të mundshme dhe arsyet nuk janë ato që po mendoni.  Pak muaj më parë, babai i Fahriye u nda nga jeta, një humbje që e preku thellë aktoren e bukur.

Sipas asaj që flitet lart e poshtë, Burak i kërkoi që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi dhe këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Po ashtu, mediet turke raportojnë se problemi më i madh i çiftit është edukimi i djalit të tyre, dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte. Megjithatë vlen të theksohet se ata janë vënë shpeshherë në qendër të mediave për një divorc të mundshëm, por çdo gjë deri tani ka rezultuat të jetë në kuadrin e thashethemeve. Ndaj të shohim ç’do të ndodhë kësaj here.