Pavarësisht se është larguar në moshë fare të vogël nga Kosova, Rita Ora është munduar të ruajë sa më shumë traditat shqiptare. E kemi parë shpesh duke hedhur valle shqiptare apo duke ua mësuar edhe miqve të saj të huaj. Por në fakt duhet thënë se nëse vetë familja e saj nuk do kishte ruajtur traditat e vendlindjes as vetë Rita nuk do t’i kishte trashëguar këto vlera. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet një byrek i pjekur.
Ky byrek është gatuar nga duart e mamasë së këngëtares, Vera Ora. Me siguri ky ushqim tipik shqiptar duhet të jetë i preferuari i Ritës dhe nëna e saj arrin ta kënaqë thjesht me një gatim të tillë. Duke qenë se angazhimet e këngëtares janë të shumta nëpër koncerte ajo e ka të pamundur të jetë pranë familjarëve të saj gjatë gjithë kohës, prandaj kur Rita kthehet në shtëpi mami arrin “t’ja gjejë telat” me një pite.