Ndonëse angazhimet nuk e lenë të kalojë kohën e dëshiruar me djalin e saj 3 vjeçar, Amarda Toska mundohet që çdo moment të jetë pranë tij.
“Joeli ka filluar flet, dita-ditës rritet dhe është si një botë më vete”, tregon ajo, duke vijuar: “Sado që ne mundohemi të vemë rregulla, duhet të pranojmë se ai ka një botë të vetën, duhet lënë i lirë për sa kohë nuk krijon problem. Në atë mënyrë krijon vetëbesim edhe rrit përqëndrimin në ato që do të bëjë”.
“Fjalën ‘jo’ dhe ‘mos’ mundohem ta përdor sa më rrallë, sado që më del instiktivisht”, thotë ajo.
Ami tregon se është e lumtur që ai i ka ngjarë të atit. “Edhe në tip edhe në karakter i ngjan Ermalit, anon më tepër nga ai. Më bëhet shumë qefi dhe uroj të ecë në këtë drejtim, sepse duhet të jetë i përgatitur për sfidat e jetës, t’i kalojë ato me kurajo, forcë, vetëbesim e këmbëngulje”.
Kur do të bëhet familja me 4 ose 5 pjesëtarë?
Ami ka pranuar se gjithmonë e kanë pasur në plan të bëjnë edhe një apo dy fëmijë të tjerë. Por mesa duhet, gjithçka i është lënë kohës.
“Kur të vijë, le të vijë”, thotë ajo duke buzëqeshur.