
Pas lajmit të fejesës së trashëgimtarit të familjes mbretërore britanike, Princ Harry-t me aktoren amerikane Meghan Markle, do të vinte edhe reagimi i parë nga ish-e dashura e këtij të fundit, modelja e njohur angleze Cressida Bonas. ‘’Nuk ka rëndësi sa i pasur je, çfarë edukimi ke ndjekur, sa i zoti apo i talentuar shtiresh, në fund të ditës është mënyra si sillesh me njerëzit ajo që tregon karakterin tënd’’. Kaq ka mjaftuar që shtypi rozë britanik dhe ai amerikan të aludonin që lajmi i fejesës së Harry-t dhe Meghan-it nuk i ka pëlqyer aspak aktores dhe modeles 28-vjeçare. Në ndryshim nga Cressida, duket se ish-të dashura e Princit karizmatik e kanë mirëpritur lajmin, madje syresh edhe i kanë shprehur urimet e tyre. Harper’s Bazaar ka përpiluar një listë me të gjitha dashuritë dhe aventurat e Harryt.

Natalie Pinkham

Cassie Sumner

Chelsy Davy

Astrid Harbord

Caroline Flack

Camila Romestrand

Florence Brudenell

Cressida Bonas

Mollie King

Ellie Goulding

Meghan Markle