Edhe pse ka vetëm 6 muaj që ka ardhur në jetë, Efehan është bërë po aq i dashur në rrjete socialem sikundër dy prindërit e tij të suksesshëm: aktori i njohur Tolgahan Sayman dhe showgil shqiptar Almeda Abazi. Vogëlushi jo vetëm që shfaqet në profilet në Instagram të të dy prindërve, por pak javë më parë u shfaq edhe në sheshxhirim me Tolgan. Por dje duket se ai ka kaluar sfidën e parë me shëndetin. Nuk bëhet fjalë për ndonjë grip a ftohje të zakonshme, por një ndërhyrje kirugjikale në kokë.
Një televizion turk ka publikuar lajmin se djali 6 muajsh i Tolga-s dhe Almedës i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë për heqjen e një kisti. Pas disa orësh në sallën e operacionit, gjendja shëndetësore e Efehan mësohet se është stabilizuar dhe është e mirë.
Ka qenë Almeda ajo që ka ndarë lajmin e mirë me një status në Instastory, ku tregon gjendjen e të birit pas operacionit. “Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë.”- shkruan Almeda në postim.