Një ditë para dasmës, Afërdita fillon festimet në mënyrën më të veçantë!

Showbiz

aferdits
Afërdita Dreshaj do të kurorëzojë dashurinë e saj me Jakub Kindl-in me martesë dhe dasma do të organizohet ditën e sotme. Dje Afërdita ka publikuar pamje të shumta nga festa para dasmës. Dhe nuk mund ta imagjinoni se ku ka zgjedhur ajo ta organizojë festën!

af1

Një gjetje e rrallë ajo e Afërditës për të festuar në autobus.

af3

Ajo kishte mbledhur shoqërinë e saj, ku nuk mund të mungonin kurrsesi shoqërueset e nuses, mes të cilave motra e Afërditës dhe modelja e njohur, Xhesika Berberi.

af4

Nga atmosfera e festës të gjithë duket se janë argëtuar shumë. Tani jemi duke pritur për pamjet nga dasma, që me siguri ka për të qenë madhështore!

af9