Ajo është një nga modelet më seksi shqiptare. Me forma perfekte fizike ka arritur të prekë një sukses të jashtëzakonshëm. Angela Martinin e kemi parë të pozojë për firma të njohura me të brendshme dhe duket mjaft tërheqëse. Por në mënyrën që e ka publikuar bashkëshorti i saj Dragos, nuk e keni parë asnjëherë.
Në këtë të dielë të nxehtë, ata si një çift i sapo martuar janë duke shijuar disa ditë pushimi të cilat i kanë nisur që pas ditëlindjes së Angelës. Dragos edhe pse nuk është mjaft aktiv në rrjete sociale, duket se këtë herë ka pasur një arsye shumë të fortë për ta bërë. Ai ka publikuar një video të bashkëshortes së tij topless, teksa është duke dalë nga pishina. “Sirenë”, dëgjohet të pëshpëriste ai në video.