Një dashuri e re për Burak Deniz?!

Showbiz

Aktori Burak Deniz, i cili u nda nga modelja Didem Soydan, pak kohë më parë, është kapur nga kamerat, për të parën herë pas përfundimit të lidhjes së tij dhe nuk dukej aspak i trishtuar. Aktori po linte pas një mbrëmje ku dukej se ishte argëtuar në shoqërinë e mikeshave të tij. Kur Burak e kuptoi se ishte në fokus të kamerave, shpejtoi hapin drejt makinës. Aktori u kthye në Stamboll pas një pushimi në Adana, nga vendi i sheshxhirimit për projektin e ri, për serialin në të cilin ai do të ketë një rol kryesor. Burak zgjodhi të mos humbasë kohë dhe të mos i dorëzohet mërzisë. Pyetjes se cila ishin vajzat që e shoqëronin, aktori iu përgjigj duke treguar se ato ishin shoqet e tij. Lidhur me projektet, ai tregoi se gjithçka po shkon shumë mirë. Kujtojmë se javët e kaluara u tha se ishin fotot e modeles, shkaku i ndarjes së tyre, por aktori i pyetur për këtë, nuk ka pranuar të flasë dhe as nuk ka dashur të tregojë arsyen e vërtetë që u bë shkak i fundit të romancës së tyre, një ndër më të komentuarat e showbizit.