Emina është një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Tashmë në statusin e bashkëshortes dhe nënës të një vajze, Emina përsëri nuk e shkëput “lidhjen” e saj me rrjetet sociale apo fansat. Modelja është në pritje të ëmbël dhe ndërkohë që pret të bëhet nënë për herë të dytë, ka vendosur të bëjë diçka të veçantë.
Në Instagramin e saj, mesa duket i vijnë shumë kërkesa për ta takuar. Për këtë arsye, ajo i ka pyetur fansat: “Po sikur të organizoj ‘Një çaj me Eminën’, gjatë kohës që do jem në New York? Jam e çmendur?”. Kështu modelja mendon të lerë një vend dhe orar takimi dhe të mbledhë të gjithë fansat e saj për të kaluar një mbrëmje të ngrohtë me çaj dhe biseda.