Nisin xhirimet për vazhdimin e filmit “Joker”/ Lady Gaga shfaqet për herë të parë me kostum si Harley Quinn

Showbiz

Lady Gaga shfaqet për herë të parë me kostum si Harley Quinn në New York, teksa u pa në xhirimet për vazhdimin e filmit “Joker” javën që lam pas. Qarkulluan zëra se 36-vjeçarja do të interpretojë Harley Quinn, të dashurën e “Joker-it”, jetësuar nga Hoaquin Phoenix. Pjesmarrja e saj në set tërhoqi vëmendje të madhe nga grimi i saj si kloun deri te kostumi i frymëzuar nga letrat e lojës.

Xhirimet u zhvilluan jashtë gjykatës së Manhattanit. Jashtë gjykatës po xhirohej një tjetër skenë e turbullt, pasi personazhi i interpretuar nga Gaga u pa duke u frenuar nga policia, me sa duket gjatë një proteste. Protestuesit u rreshtuan në shkallët që të çojnë në ndërtesën e gjykatës, duke mbajtur slogane si: “No Justice, Not Guilty, Not Joking” dhe “Free Joker”.

Duket se edhe në vazhdimin e filmit me “The Joker 2”, ngjarje interesante e po ashtu dhe mjaft dramatike presin t’i prezantohen publikut. Filmi i vitit 2019 ishte një sukses i jashtëzakonshëm, i cili fitoi 335.4 milionë dollarë dhe 1.074 miliardë dollarë në mbarë botën nga një buxhet prej 55 milionë dollarësh. Kujtojmë Gaga prej disa vitesh, jeton çdo ditë mes një suksesi në rritje, mes muzikës dhe kinematografisë. Së fundmi, ajo kishte shkruar tekstin e këngës “Hold my hand” për “Top Gun: Maverick”.