Nilperi Şahinkaya e cila aktualisht, takohet me shikuesit e Tring, si personazhi i Mesudesë në serialin e paharrueshëm “Koha kalon”, i cili rikthen emocionet për publikun nostalgjik në Kanal D Drama, së fundmi mësohet se ka kërkuar një vendim arresti për kolegun e saj Burak Deniz, me të cilin ishte përfshirë para pak kohësh në një debat, ku u tha se ky i fundit kishte përdorur sharje dhe ofendime ndaj Şahinkaya. Duket se sherri që daton në 15 shtator, ka lënë ende gjurmë dhe është ende një çështje e pambyllur mes dy aktorëve.
Ajo kërkoi që Deniz të ndiqet penalisht për “plagosje të qëllimshme”, “fyerje” dhe “prishje të paqes e qetësisë së njerëzve”.Edhe pse Burak Deniz publikoi një falje për këtë temë pas ndodhisë, Şahinkaya nuk e pranoi ndjesën dhe nuk hoqi dorë nga ankesa e saj. Mësohet se Burak Deniz nuk ka shkuar për të dëshmuar pavarësisht se është thirrur nga prokuroria vazhdimisht në 4 muajt e fundit.Në intervistën e fundit aktorja u pyetur edhe se si po përparonte procesi gjyqësor lidhur me këtë çeshtje, u përgjigj se publiku i interesuar për këtë, mund të mësonte nga avokatët më tepër, pas përfundimit të procesit ligjor.
Ndërkohë ajo foli edhe për një çështje tjetër të evidentuar sidomos gjatë dekadës së fundit, raporti sasi-cilësi.“Produksionet e reja dhe aktorët e rinj po shtohen dita- ditës dhe mes sasisë, filtri i cilësisë mendoj se duhet të jetë më i mprehtë”, shprehu mendimin e saj Şahinkaya. Ndërsa në përfundim pyetjes nëse ajo dhe i dashuri i saj po mendonin apo bënin plane martese, i është përgjigjur duke rrëfyer se nuk besonte tek bërja e planeve dhe programimi i jetës, pasi shumë herë deri më sot, planet e saj kishin dështuar. “Ndryshe nga prindrit dhe disa prej miqve të mi, nuk mendoj se martesa është kusht për të qenë i lumtur! Lumturia nuk vjen nga martesa por nga zemra dhe shumë herë të tjera ndodh që ajo ta prish harmoninë e mëparshme”, përfundoi aktorja deklaratën e saj.