Nilperi Şahinkaya për martesën: “Jemi të lumtur kështu”!

Showbiz

Aktorja e njohur Nilperi Şahinkaya të cilën e kemi takuar  në portretizimin e dhjetra personazheve në seriale të ndryshme, i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të gazetarëve lidhur me martesën. Aktorja prej kohësh është në një lidhje dashurie me Emre Jusuf, duket se ndihet mirë dhe nuk e sheh të nevojshme ta etiketojë marrëdhënien e saj me Yusuf.

Sapo kam përfunduar xhirimet për një serial të ri, tani e gjithë vëmendja ime është fokusuar te ndjenjat e mia dhe koha me njeriun tim të zemrës. Sigurisht po merremi me planifikimin e pushimeve tona tani”, tha ajo. Por pyetjes nëse po mendonin ta kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë, aktorja ju përgjigj: “Ndonjëherë mendojmë se ka ardhur koha, më pas themi ‘ende jo’, ende nuk jemi  të qartë. Në fakt jemi të lumtur kështu, por koha do të tregojë gjithçka‘”, përfundoi deklaratën e saj ajo.