‘Ujërat’ mes dy aktorëve të njohur Nilperi Shahinkaja dhe Burak Deniz, nuk janë qetësuar ende! Aktorja, dhe i dashuri i saj, muzikanti dhe drejtori artistik Emre Yusufi morën pjesë në ftesën e hapjes së ekspozitës “Make Pop Art Great Again”. Gazetarët nuk e humbën rastin për t’i kërkuar asaj një deklaratë lidhur me zënkën e shumë-përfolur mes saj dhe kolegut Burak Deniz në Adana.
Pyetjes nëse ajo e kishte pranuar faljen e tij dhe kishte bërë një hap pas, Şahinkaya i është përgjigjur me vendosmëri dhe e palëkundur në vendimin e saj: “Kjo nuk është çështje që kalon me një falje! Procesi vazhdon dhe prokurori është caktuar! Ka shumë probleme personale! Unë kam shumë arsye për të mos u bindur nga falja e tij, por nuk mund t’i shpjegoj“.
Me këtë deklaratë aktorja ka ndezur diskutime të shumta të cilat aludojnë në dhjetra arsye të ndryshme, por gjithçka pritet të zbardhet në vazhdim nga procesi gjyqësor që përfshin emrat e dy aktorëve.