Nilperi Şahinkaya me koronavirus! Reagimi i aktores në sheshxhirim…

Showbiz

Nilperi Şahinkaya, një nga emrat e njohur të viteve të fundit që i shtoi vlerë projekteve ku mori pjesë, si psh tek ai i serialit “Molla e Ndaluar”, me personazhin e Xhansusë, ditët e fundit është vendosur përpara një situate të vështirë që lëkundi vetkontrollin e saj. Përpara stafit të projektit të fundit me të cilin është angazhuar ajo reagoi e indinjuar nga sekreti që i ishte mbajtur pjestarëve të kastit, për infektimin me koronavirus të njërit prej punonjësve. Po flitet se aktorja pësoi një tronditje të madhe gjatë xhirimeve, kur mësoi se ishte infektuar edhe ajo. Brenda stafit të këtij projekti u pretendua se situata u mbajt e fshehtë qëllimisht, për të mos u ndërprerë xhirimet. Şahinkaya e cila na kujton Shejmën në serialin “Stina e Qershive” mësohet se është karantinuar menjëherë dhe produksioni u detyrua në fund t’i pezullojë xhirimet përkohësisht. Qarkulluan zëra se aktorja e shqetësuar për shëndetin e saj dhe të pjestarëve të tjerë të stafit arriti madje të këkonte tërheqjen nga ky projekt, kërkesë e cila u refuzua.