Nilperi Şahinkaya feston 34 vjetorin e lindjes…

Showbiz

Nilperi Şahinkaya, e cila na sjell ndërmend personazhin e Xhansusë në serialin me shikueshmëri maksimale të Vision plus, “Molla e Ndaluar” e që ndërkohë e takojmë përmes personazhit të Nevin në serialin më të ri “Jetë e Re” në Kanal D Drama, ka festuar ditëlindjen e saj të 34-t. Me një numër të madh rolesh të interpretuara, aktorja e sukseshme e ka fokusuar vëmendjen te festa e ditëlindjes së saj, një organizim ku merrnin pjesë miqtë e afërt të aktores. Ajo çka tërhoqi më shumë vëmendjen në festën e saj ditëlindjes së saj, ishte pikërisht torta e dizenjuar jo vetëm në formën e zemrës, por edhe me një lepur si dekor. Fansat e saj të panumërt, i kanë uruar aktores fjalë të ngrohta e të përzemërta. Ndërkohë, ashtu siç Şahinkaya ka zbuluar në një nga daljet e fundit publike, pritet që aktorja të nisi angazhimet me projektin e fundit, i cili do të jetë një film.