Nik Xhelilaj po shfaqet në ekranet turke me interpretimin e tij në “Donulay”. Seriali është shkruar nga Çağrı Bayrak, me regji të Yağmur Ünal dhe Med Yapım dhe në të interpretojnë disa emra të njohur të kinemasë turke si Ozge Gurel, Can Yaman, Turku Turan etj.
Shtypi turk u shpreh menjëherë për aktorin shqiptar që në momentin që ai u përzgjodh për këtë rol. Ata e cilësojnë Xhelilaj si një aktor të talentuar i cili premton shumë. Nuk është hera e parë që Nik shfaqet në një serial turk. Ai ka interpretuar edhe në “Her sevda Bird veda” dhe “Kayip Sehirdhe”.