Nicole Kidman tregon sekretin për një martesë të lumtur!

Showbiz

nicole

Ata janë një nga çiftet më të suksesshme të Hollivudit dhe së fundmi kanë festuar përvjetorin e tyre të 12-të të martesës.Por aktorja Nicole Kidman ka zbuluar se sekreti i një martese të lumtur është të ndjekësh një rregull të thjeshtë që ajo ka me bashkëshortin e saj, Keith Urban.Ylli i “Moulin Rouge” 51 vjeç, tha për revistën “Parade” se ajo kurrë nuk shkëmben mesazhe me bashkëshortin e saj. Nicole dhe Keith u martuan në vitin 2006, vetëm një vit pas takimit në galerinë e G’day LA, ku po festonin arritjet e australianëve në SHBA.

kidman

Nicole, e cila aktualisht po filmon sezonin e dytë të “Big Little Lies”, ka treguar zakonin e tyre të çuditshëm të mos dërgimit të asnjë mesazhi me tekst.
“Ne flasim gjatë gjithë kohës dhe ne FaceTime, por ne thjesht nuk dërgojmë mesazhe, sepse unë ndihem sikur mund të keqinterpretohesh me to.Unë kam një gjë që i rilexoj tekstet dhe pyes ‘Çfarë do të thotë kjo?’, dhe më pas ia lexoj dikujt tjetër dhe i them ‘A mund të ma shpejgosh këtë?’ Nuk e dua të ndodhë kjo gjë mes të dashurit tim dhe vetes”.