Ata mbeten një ndër çiftet që e ruajnë privatësinë, por kohët e fundit qarkullojnë zëra se marrëdhënia e Nicole Kidman dhe Keith Urban po zbehet. Ata nuk janë parë së bashku në publik që prej 13 gushtit.
Revista “Woman’s Day” raporton se miq të afërm të çiftit mendojnë se Kidman dhe Urban janë drejt ndarjes. Burime pranë kësaj reviste shprehen: “Ende nuk e dimë nëse problemet kanë nisur se fundmi në martesën e tyre, por ata gjithmonë janë shprehur se urrejnë të jenë larg nga njëri-tjetri, por kohët e fundit kjo gjë nuk shihet më si problem në martesën e tyre”.
Sakaq, në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka thënë se kjo lidhje është e shkëlqyer dhe se nuk bëhet fjalë për ndarje.