Nicolas Cage tregon përse e anuloi martesën vetëm 4 ditë më vonë!

Showbiz

cage
Ditën e djeshme u publikua lajmi i papritur për Nicolas Cage dhe partneren e tij Erika Koike. Çifti i njohur lidhën kurorën në Las Vegas dhe 4 ditë pas celebrimit, Nicolas kërkoi anulimin e saj. Sigurisht ky lajm bëri shumë bujë në media, jo më kot sot kanë dalë në dritë disa fakte të reja.

Screenshot 23 6

‘Us Weekly’ ka siguruar dokumentet që ka në zotërim gjykata për çështjen në fjalë dhe ka arritur të zbulojë arsyen e anulimit, të dhënë nga vetë aktori.55-vjeçari ka shpjeguar se ka qenë i dehur deri në atë fazë sa nuk ishte në gjendje të mendonte qartë vendimin që po merrte. Gjithashtu ai është shprehur se Las Vegas nuk ishte vendi i duhur për t’u martuar.Kujtojmë se Cage ka një lidhje gati 1–vjeçare me Erika Koike dhe kjo ishte martesa e katërt për të.