Nicky Minaj pranoi lidhjen: Flet për herë të parë Eminem!

Showbiz

emnicky
Javën e kaluar një lajm i papritur “pushtoi” të gjitha mediat rozë. Nicki Minaj nga pyetja e një komentuesi në ‘Instagram’, pranoi se është e lidhur me reperin Eminem. Megjithatë pas kësaj nuk pati asnjë lloj reagimi nga ana e Eminem dhe kështu fansat nuk u qartësuan plotësisht nëse mes tyre kishte lindur vërtet një romancë. Por gjatë një koncerti në Boston, Eminem i ka habitur të gjithë të pranishmit.

eminem

Ai ka pyetur nëse fansat pranonin që ai të lidhej me Nicki Minaj dhe e gjithë turma ra dakord njëzëri. Më pas dhe Eminem dëgjohet teksa thotë: “Epo mirë edhe unë dua. Nicki nëse e merr këtë mesazh, më shkruaj të flasim për këtë gjë”. Por sipas burimeve të “E online”, mes dy reperëve nuk ka asgjë dhe kjo është thjesht një shaka e stisur prej tyre.