Deri para pak kohësh e gjitha ishte në kuadrin e një thashethemi, por tashmë ajo e ka konfirmuar. Nicki Minaj mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkëshortin, Kenneth Petty.
Dje reperja u ka kthyer përgjigje fansave në lidhje me dyshimet që ata kanë. Një ndjekës në Twitter e pyeti nëse mund të dërgonte një foto të bebushit dhe Nicki i ka thënë që duhet të presin edhe disa muaj.
Më herët është përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe shkak është bërë një video që ajo postoi në Instagram. Nicki shfaqej partnerin e saj, i cili kishte vendosur dorën mbi barkun e saj dhe e përkëdhelte.
View this post on Instagram