Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër personazhet shqiptar me më shumë ndjekës në rrjetin social instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Kujt po i han” e cila si të gjitha këngët e Encës ka rrëmbyer shumë klikime. Por, duket se reperja me famë botërore Nicky Minaj është “akuzuar” nga Haxhia për plagjiaturë.
Realizimi i këngës së fundit të Minaj ka ngjashmëri me atë të artistes shqiptare, dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar Haxhias dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory. Në këngën “Kujt po i han” në një prej fragmente Enca shfaqet ne një kornizë në mur si Monaliza, e duket se te njëjtën gjë ka bërë edhe Nicky në krijimin e saj të fundit “Woman like me”.
“Jam gjithmonë njē hap përpara si dhe mendjet e mëdha mendojnë njësoj”; shkruan këngëtarja shqiptare.Të jetë frymëzuar vallë Minaj nga Haxhia për klipin e saj të ri?!