Ka kaluar vetëm një muaj nga dasma madhështore e Nick Jonas dhe Priyanka Chopra. Priyanka dukej si një princeshë e veshur me atë vello magjepsëse. Momenti kur Nick qau gjatë ecjes së saj në altar bëri xhiron nëpër të gjithë portalet e botës duke e bërë Nick djalin e ëndërrave të çdo vajze.
Romanciteti i tij vazhdon dhe këtë herë duke surprizuar partneren e tij me një muaj mjalti si në përrallë. Ai ka prenotuar në ishujt fantastik të Karaibeve duke mos i treguar asaj asgjë deri në momentin që kanë zbritur nga avjoni. Herë pas here ai publikon ndonjë foto të tijën apo të partneres, por nuk ka qenë tepër aktiv dhe kjo tregon se sa shumë janë duke e shijuar muajin e tyre të mjaltit.