Viti që lamë pas ka qenë i mbushur plot me ngjarje nga më të ndryshmet. Disa prej tyre zgjatën vetëm tre ditë dhe u harruan siç ndodh shpesh, por ka nga ato që zgjasin në memorien e gjithë shqiptarëve. Kemi zgjedhur për ju disa nga ngjarjet kryesore të vitit 2018 në Shqipëri:
Protesta e studentëve:
Për të parën herë krijuan një frymë të vërtetë proteste. Kërkuan barazi me bashkëmoshatarët e tyre europian dhe i dhanë të gjithëve ‘leksione’ demokracie.
Tërmeti i muajt Korrik
Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnidtudë 5.2 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, 22 të tilla.
Tolgahan viziton Shqipërinë për herë të parë:
Lajmi që Tolgahan Sayisman erdhi në Tiranë mori dhenë ! Aktori turk, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar numëron miliona fansa dhe faqet e huaja në Instagram filluan ndanin foto nga Tirana, me lajmin se Tolga ka shkuar për vizitë në Shqipëri!
Kompania “Air Albania”
“AIR ALBANIA është projekt me rëndësi të veçantë, sepse është e para kompani ajrore e flamurit tonë dhe e para me kapital publik, brenda saj në bashkëpunim me një nga kompanitë më ekselente TURKISH AIRLINES.
Debati i Teatrit
Tentativa e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, përmes një ligji të posaçëm i cili do të kalojë tinëz në Kuvend me votat e mazhorancës, po gjen kundërshti të madhe jo vetëm nga artistët, por edhe nga opinionistët në vend.
Ermal Meta fitues i Sanremos
Edicioni i parë i këtij festivali është zhvilluar në vitin 1951, ndërsa edicionin e këtij viti e fitoi një shqiptar. Ermal Meta u bë pjesë e historisë së kësaj gare muzikore, pasi së bashku me Fabrizio Moron u shpallën fitues të ‘Festival di Sanremo’.
3 shqiptarë në Eurovizion
Kjo ka qenë një nga ditët që të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin ndiheshin me krenare se kurrë për atdhen e tyre. 3 talente të jashtëzakonshëm ishin Eugent Bushpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion i shoqëruar nga Eleni Foureira dhe Ermal Meta, dy shqiptarët të cilët përfaqësuan përkatësisht Qipron dhe Italinë.