Ngjarjat e pazakonta në sheshxhirimet e serialeve turke

Showbiz

 

almeda abazi 933x445

Vizitat surprizë
Sa herë që në sheshxhirim ka një vizitor kjo kthehet në lajm. Almeda Abazi në sheshxhirimin e “Perla e zezë” u komentua si shenjë xhelozie ndaj bashkëshortit Tolgahan Saysman, edhe pse në të vërtetë nuk kishte qenë aspak kështu. Bukuroshja shqiptare donte vetëm të takonte bashkëshortin e saj.

Kur Burak Ozcivit xhironte “Vëllai im 2” në sheshin e xhirimit erdhi edhe babai i tij. Lajmi u shfaq kudo në mediat turke duke hamendësuar se i ati i Burak do të interpretonte gjithashtu në këtë film.

burakbabai

Në xhirimet e sezonit të dytë të “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz u surprizua nga vizita e bashkëshortes së tij Feyza Aktan dhe djalit të tyre Kuzey.

resim 145204DF