Ngjarjat e pazakonta në sheshxhirimet e serialeve turke

Showbiz

sheshiumihahaa

Ne shohim në ekran një serial të bukur, me ngjarje plot të papritura dhe një produksion cilësor por shpesh prapa ekranit, në sheshin e xhirimit ndodhin ngjarje nga më të paparashikuarat, disa herë të bukura e disa herë të tjera jo dhe aq.
Ju sjellim më poshtë disa nga ndodhitë që kanë bërë më shumë bujë në media turke të cilat kanë nisur pikërisht nga sheshi i xhirimit. Nga mosmarrëveshjet, aksidentet por edhe festat dhe vizitat surprizë, gjithçka e gjeni më poshtë!

aslifem

Përplasja Asli Enver – Ozcan Deniz në “Nusja nga Stambolli”
Interpretojnë si dy të dashuruar por kur kamerat fiken nuk janë veçse se dy kolegë të cilët kërkojnë të trajtohen njësoj. Në një intervistë në media, Asli u shpreh se Deniz gëzonte shumë më privilegje se ajo, madje edhe paguhej më shumë. Kjo deklaratë bëri bujë në media, aq sa dhe shumë aktore të tjera u bashkuan me Enver dhe kërkonin trajtim të barabartë me kolegët e tyre meshkuj. Kjo pasi, përtej problemit konkret, kjo është çështje shumë e gjërë që ka të bëjë me barazinë e gruas dhe burrit dhe respektimit e të drejtave të tyre pa i diferencuar për shkak të gjinisë. E gjithë ngjarja nga sheshxhirimi i “Nusja nga Stambolli” u qetësua më vonë, dhe dy aktorët deklaruan se marrëdhëniet midis tyre ishin të mira. E gjitha ishte një kërkesë që shkonte për produksionin.