Edhe pse u bënë vite që nuk e shohim në skenën shqiptare, vështirë se mund të harrojmë zërin potent dhe kumbues të Anjeza Shahinit. Dhe në rast se dikush nga ju nuk e mban mend, këngëtarja është kujdesur personalisht që të rifreskojë kujtesën ndjekësve me një performancë të saj.
“Më vjen mirë që konkurimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, u shpreh ajo duke na bërë të mendojmë se karriera në muzikë mori fund.
Por sot këngëtarja ka sqaruar deklaratën e një dite më parë, duke thënë se nuk dëshiron të keqinterpretohet thënia e saj.
“Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj diçka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë . Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e turne madje dhe shumë para. Ju puc ”-shkruan ajo.
View this post on Instagram