Tuba Buyukustun ëshjtë aktorja të cilën këtë javë do ta shohim si protagoniste në serialin “Vajza e Ambasadorit”. Duket se ajo ka marrë vëmendjen e duhur së fundmi. Eshtë ftuar të jetë imazhi kryesor i revistës “Vogue” në Turqi në kopertinën e fundit.
Tuba ka treguar se I gjithë seti fotografik ka qenë një sfidë. Vendi ku ata kanë xhiruar ishte i ftohtë dhe moti nuk i favorizoi shumë. Gjithashtu i duhej të qëndronte për orë me rradhë në xhirime sepse duhet të kapeshin disa momente të ditës si dhe vendodhja e setit nuk ishte vetëm një por disa vende…
Por, vetë Tuba është padyshim e lumtur për rezultatin dhe shprehet se ja vlejtën të gjitha peripecitë për këtë kopertinë!