Rrugëtimi i këtij aktori është i jashtëzakonshëm. Tolga Sarita, ka patur një jetë jo pak të vështirë, por tashmë mund të themi me plot gojë që ia ka dalë mbanë.Pasi mbaroi gjimnazin, Tolgës i është dashur të punojë.
Sigurisht, duke qenë në moshë të re dhe i pakualifikuar, ai nuk e kishte «luksin» të zgjidhte punën e “ëndrrave”. Kështu, për pak kohë, ai ka punuar si shitës, në dyqanin e babait të një shoku të tij.
Ndërkohë, sot, ai është jo vetëm ndër meshkujt më simpatikë të kinematografisë turke, por është edhe i nominuar për çmime si “Aktori më i mirë”, në evente të ndryshme.