Nga shitës në konsulent imazhi i VIP-ave: Niko Komani tregon fillimet e tij…

Showbiz

Tring Stars është emisioni që jepet çdo të premte në orën 18:30 në Jolly HD.Niko Komani ishte i ftuari i rradhës dhe rrëfeu mjaftueshëm rezerva që i kishte ruajtur ndër vite. Ne i shohim suksesin që ai ka sot, por Niko tregoi hapat që ka ndjekur për të arritur këtu.
Ai në intervisten me Katerinën është shprehur se si fillim kuptoi thjesht që dinte të kombinonte mirë ngjyrat dhe të bënte kombinime aspak të zakonshme. Falë kësaj ‘dhuntie’ ai arriti të bëhej shitës në dyqane të markave të ndryshme dhe aty mësoi edhe më tepër rreth veshjeve falë seminareve që dyqanet zhvillonin.
Më pas tregoi që ndryshimi radikal i këngëtares së mirënjohur, Ponit, i dedikohet i gjithi atij.
“Unë Ponin e ndryshova. Ajo e kuptoi rëndësinë e asaj që po i thoja dhe ndryshimi është i dukshëm. Poni nuk ka patur as Instagram, isha unë që e hapa dhe e menaxhoja -për të. Tani ajo e ka kuptuar shumë mirë se imazhi shet, dhe nuk e neglizhon këtë pjesë asnjëherë”
Pas Ponit ai bëri komente edhe rreth Encës apo personazheve të tjerë që janë kryefjala e shoëbizit në Shqipëri. Klikoni videon më poshtë për të parë intervistën e plotë: